Real Madridi dhe Manchester City kanë luajtur baras me rezultat 3-3 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Të parët që kaluan në avantazh ishin mysafirët që kaluan në avantazh prej 1-0 me golin e shënuar nga Bernardo Silva në minutën e dytë.
Pas golit të pësuar Real Madridi mori iniciativën, ku eventualisht ia doli që të përmbysë epërsinë e “Qytetarëve”.
Fillimisht ishte Eduardo Camavinga (12’) i cili shënoi për rezultatin 1-1 falë edhe ndihmës nga Ruben Dias i cili devijoi topin.
Menjëherë në aksionin e radhës madrilenët ja dolën që të shënojnë edhe golin e dytë, kësaj radhe me anë të brazilianit Rodrygo i cili u asistua nga Vinicius Junior për rezultatin 2-1.
Me avantazh minimal të Real Madridit përfundoi pjesa e parë e këtij ballafaqimi.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Cityn që e dominuan atë për pjesën më të madhe ku edhe arritën të përmbysin rezultatin.
Phil Foden (66’) shënoi një super gol për 2-2, ndërsa vetëm disa minuta më vonë gol fantastik realizon edhe kroati Josko Gvardiol (71’) për epërsinë e Cityt me rezultat 3-2.
Real Madridi nuk u zmbraps pasi kaluan në avantazh dhe ia dolën që të barazojnë rezultatin me anë të Federico Valverdes (79’) i cili shënoi për rezultatin 3-3.
Ndërkohë Arsenali dhe Bayern Munich kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Pas vetëm 12 minutash lojë, Bukayo Saka realizoi një super gol, prej një asistimi të Ben White.
Por, gjashtë minuta kaluan dhe bavarezët i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Serge Gnabryt, që u asistua nga Leon Goretzka.