Roma-Fejenord. Është ky dueli i finales së Conference League që do të mbahet në edicionin e parë historik në Tiranë, në stadiumin Air Albania në datën 25 maj.

 

Skuadra italianë mposhti 1 me 0 Leicester në Romë në sfiden e kthimit falë një goli të Abraham duke siguruar bileten e finales pasi takimi i parë ishte mbyllur 1 me 1 në Angli.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë holandezet e Fejenord mbrojten fitoren 3 me 2 të sfides së parë ndaj Olimpik Marseje.

 

Tanime Roma dhe Fejenord përgatiten për finalen e madhe të Tiranës, tek për Shqiperine ky eveniment kaq i madh do të jetë jo vetëm moment  historike por dhjetera miliona euro arketime si dhe mundesi fantastike per promovimin e Tiranes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe vete kryeministri Rama nuk e kurseu entuaziazmin e tij për këtë ngjarje të madhe futbollistike në vendin tone,

 

EDI RAMA

Kush e mendonte këtë ngjarje të bukur deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s’kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?!Po nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i sigurisë, shërbimit, ushqimit, nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Vec tifozeve të Romes dhe Fejenord, edhe shqiptarët kanë mundesi të prenotojne një bilete për të ndjekur nga afërt këtë finale, duke rezervuar bileten e tyre online në faqen e Uefa-s.