Conference League/ Laçi bën historinë, kualifikohet në raundin e tretë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Conference League/ Laçi bën historinë, kualifikohet në raundin e tretë

Historike! Pas fitores 1 me 0 në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, ekipi i Laçit ka arritur të marrë një barazim pa gola në Rumani, përballë Craiovas. Në këtë mënyrë, ekipi kurbinas kualifikohet për në raundin e tretë të “Conference League”. Tashmë kurbinasit do të përballen në turin e radhës me belhët e Anderlecht.

 

Presidenti Ilir Meta ka uruar ekipin e Laçit, duke e cilësuar një ekip me karakter.

 

Advertisement

“Super Laçi! Urime këtij ekipi fantastik dhe me karakter”, shkruan kreu i shtetit.

 

Ndërkohë, Vllaznia dhe Partizani u kanë dhënë lamtumirën Conference League, duke u mundur edhe në ndeshjet e kthimit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy