Kryetari i Bashkisë i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar turin e takimeve me qytetarët në Njësinë 5, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë, të cilëve u tregoi projektet kryesore të vitit të ardhshëm, kur Tirana do të mbajë titullin e Qytetit Europian i Sportit.

 

“Në vitin 2023, si Qyteti Europian i Sportit, do të kemi fokus më të madh për sportin. Unë besoj te masivizimi i sportit si kulturë jetese, prandaj duam të fuqizojmë shoqatat sportive dhe të investojmë në asete publike”, tha Veliaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se pronat publike do t’i kthehen qytetarëve, si një mënyrë për të inkurajuar çunat dhe gocat e Tiranës që të merren më shumë me sport, së pari për shendetin, dhe pastaj edhe për forcimin e karakterit.

 

“E keni vënë re që, ata që nuk janë marrë kurre me sport në politikë janë edhe më toksikët? Një njeri që është marrë me sport e kupton se jeta ka edhe fitore, edhe humbje. Kur ti shikon disa njerëz që janë humbës të këqij, apo edhe fitimtarë arrogantë, e kupton se nuk janë marrë kurrë me sport. Sporti është muskuli i mendjes, të bën të kuptosh se pa skuadër nuk bën dot përpara. Unë mund të jem i aftë, por pa këtë skuadrën time nuk organizoj dot asnjë aktivitet. Një komb që merret me sport është një komb që ka karakter”, u shpreh Veliaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i takon aseteve publike që i janë rikthyer qytetarëve në Njësinë 5, Veliaj përmendi kompleksin e pishinave, por së shpejti edhe kompleksi “Dajti” do të transformohet për publikun.