Talenti i kombëtares shqiptare Fisnik Asllani, ka bërë një superndeshje këtë fundjavë, duke shënaur gol dhe dhënë një asist për skuadrën e Elversberg.

Asllani ka qenë protagonisti absolut në barazimin 2-2 me Këlnin për javën e dytë të Bundesligës 2 të Gjermanisë.

Ai ishte protagonist në vetëm 45 minuta, pasi u fut nga stoli, teksa arriti të shndërrohej në hero. Asllani arriti të shënonte menjëherë në minutën e 46-të, teksa sapo ishte futur në fushë.

Në minutën 62-të, sulmuesi arriti të asistojë te goli i shënuar nga Frederik Schmahl për 2-1, pasi Këln paraprakisht kishte barazuar në 1-1.

Asllani këtë sezon është huazuar nga Hofenhejm te Elversberg.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";