Bëni Like Struga.info në Facebook


Inter vuan shumë ndaj Parmës dhe Buffon por kualifikohet, shkëlqen Asllani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inter u kualifikua me shumë vuajtje për në fazën çerekfinale të kupës së Italisë. Zikatrit mposhten Parmën e serisë B, vetëm në kohën shtesë me rezultatin 2 me 1.

 

Ndeshja në “San Siro” ishte më e vështirë sesa mund të ishte menduar për skuadrën e Simone Inzagit.

 

Advertisement

Diferencat e organikaneve dhe të kategorive ku ekipet marrin pjesë nuk janë ndjerë për shumë e shumë minuta në këtë duel.

 

Përveç dy episodeve me Lautaron dhe Galjardinin, të zotët e shtëpisë nuk bënë asgjë për të kënaqur 50 mijë tifozët e “San Siros” në pjesën e parë.

 

Advertisement

Jo vetëm kaq por morën gol në minutën e 38 nga Juric. E po të mos kish qenë edhe për një pritje të Onanës në dëm të  Benedizhiak, shifrat në pjesën e parë mund të ishin edhe më të thella në favor të Parmës.

 

Edhe gjysma e pjesës së dytë kishte të njëjtën pamje, me Parmen që u mbrojt mirë pa marrë raste të rrezikshme.

 

Advertisement

Pastaj pas minutës së 70 nisi ofensiva totale e Interit drejt portës së Buffon.

 

Mirëpo për të barazuar shifrat u desh vetëm minuta e 88 pas një goditje të saktë të Lautaro Martinez. Për të çuar ndeshjen në shtese mendoi një super Buffon.

 

Advertisement

Legjenda e portës italiane për pak 45 vjeç bëri një superpritje ndaj Xhekos. Për të zgjidhur ndeshjen pasi ajo shkoi me shtese mendoi Acerbi në minutën e 110 përpara se gjithçka të mbetej në dorën e lotarisë se penalltive.

 

Ne kete ndeshje luajti si titullar Kristjan Asllani, mesfushor i kombetares shqiptare.

 

Advertisement

Ai ishte nje nga me te miret ne fushe per Interin.

 

Sot eshte radha e Milanit qe do te kerkoje kualifikimin ne cerekfinale perballe Torinos.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy