Inter buzëqesh në “Camp Nou”; Asllani humb golin e “jetës”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inter buzëqesh në “Camp Nou”; Asllani humb golin e “jetës”

Mbrëmja e së mërkurës në Champios dhuroi emocione, shume gola e spektakël.

 

Vëmendja ishte e gjitha tek supersfida në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Inter  që u mbyll me një barazim spektakolar 3 me 3, që u i buzëqeshi italianëve, më në avantazh tani për kualifikimin.

 

Advertisement

Pas një pjese të parë të mbyllur 1 me 0 për katalanasit, fraksioni i dytë ishte spektakolar dhe me një Inter që shfrytëzoi maksimalisht zbritjet e shpejta dhe gabimet e kundërshtarit për të marr një rezultat pozitiv. Barella dhe Martinez përmbysen rezultatin përpara se Robert Levandoski  të rikthente në lojë ekipin vendas.

 

Mirëpo Gosens  çoi në delir italianët 1 minutë para mbylljes së kohës së rregullt. Emocionet nuk patën të mbaruar pasi Levandovski me kokë barazoi rezultatin në shtesë.

 

Advertisement

Do të kishte qenë një mbrëmje edhe më e madhe për Interin dhe të gjithë shqiptarët nëse Kristjan Asllani nuk do të kishte gabuar në minutën e 5 shtesë I vetëm përballë ter Shtegenit, atë që mund të quhej goli i jetës.

 

E megjithatë zikaltërve tani i mjafton një fitore kundër Viktoria Pelzen në shtëpi për të siguruar kualifikimin.

 

Advertisement

Vendi i parë në grup me pikë të plota 12,  i takon Bajernit që e pati të lehtë të mposhte çekët  në transfertë 4 me 2 falë golave të shënuar nga Mane, Muller dhe Goretzka dy herë.

 

Në grupin A Liverpool luajti tenis ndaj Rangers duke fituar 7 me 1 ndonëse skocezët kishin të kaluar të parët në avantazh.

 

Advertisement

Të kuqtë ishin të papërmbajtshëm sidomos në pjesën e dytë kur shënuan 6 gola. Salah me 3 gola në  minuta vendosi rekord në Champions, ndërsa Firmino shënoi një dy golësh.

 

Në këtë grup Napoli vijoi paraqitjet e mrekullueshme duke siguruar kualifikimin matematikor falë fitores 4 me 2 në shtëpi ndaj Ajaks me gola të Kvaratshkelia, Lozano, Raspadori dhe Osimhen.

 

Advertisement

Tottenham i Kontes mundi Eintrat Frankfurt 3 me 2, ndërsa Marseje fitoi ndaj Sporting Lisbonë 2 me 0.  Bryzh falë barazimit ndaj Atletiko Madrid u kualifikua më tej, ndërsa për vendin e dytë në grupin B do të jetë një garë treshe mes Atletikos, Portos dhe Leverkusenit.

 

7 nga 8 duelet e të mërkurës  u transmetuan në Tring.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy