Shqipëria sot përballë Islandës; Broja, Asllani dhe Hysaj drejt stolit, ja formacioni i mundshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria sot përballë Islandës; Broja, Asllani dhe Hysaj drejt stolit, ja formacioni i mundshëm

Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte me Islandën në orën  20.45 minuta në stadiumin “Air Albania” në përballjen e fundit  të Ligës së Kombeve per kete edicion.

 

Kuqezinjtë kanë përfunduar stërvitjen ditën e hene në  Durrës dhe grupi është në gjendje relativisht të mirë.

 

Advertisement

Tekniku Edi Reja pritet ti rikthehet skemës  së zakonshme 3-5-2  ,ku  nuk do të mungojnë  surprizat  ne formacionin titullar.

Duke qene se Arlind Ajeti ka probleme shëndetësore, në qendër të mbrojtjes, per shkak edhe disa mungesa me peshe si Gjimshiti dhe Kumbulla, pritet të vendoset Gjasula, ndersa nga krahet  Ismajli dhe Veseli.

 

Në krahun e djathtë të  mesfushës do të vendoset  Balliu, i  cili është në një gjendje të mirë fizike,ndërsa në të majtë Hysaj pritet te ulet ne stol dhe titullar do te jete Ermir Lenjani.

Advertisement

 

Ne qendër te mesit te fushes pritet të aktivizohen  Ramadani dhe Abrashi dhe pak me perpara tyre Nedim Bajrami . Gjasat jane qe ylli i Interit Kristjan Asllani ta nise nga stoli.

 

Po ne stol pritet te perfundoje Broja, per ti lene hapesire dyshes Myrto Uzuni dhe Sokol Cikalleshi.

Advertisement

 

Kombëtarja shqiptare pas disfatës me Izraelin 2 me 1 mbylli humbi perfundimisht shpresat për të marre kreun e grupit, ndaj ndeshja me Islandën nuk ka shumë rëndësi për kuqezinjtë, pervecse marrjes se vendit te dyte ne rast se arrijme te fitojme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy