Hysaj-Gjasula: Jemi gati, duam katër pikë ndaj Islandës dhe Izraelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hysaj-Gjasula: Jemi gati, duam katër pikë ndaj Islandës dhe Izraelit

Kombëtarja shqiptare po stërvitet për dy duelet e para të Ligës së Kombeve,  ndaj Islandës që do të zhvillohet më 6 qershor në transfertë dhe më pas ndaj Izraelit më 10 qershor në shtëpi.

 

Kapiteni  Elseid Hysaj dhe mesfushori Klaus Gjasula, në konferencen për shtyp nga grumbullimi kuqezi , thanë se kombëtarja është plotësisht gati për të marrë më të mirë nga këto dy ndeshje.Mbrojtësi i Lacios shtoi se mungesa e Rusisë është një mundësi e artë për  për të fituar grupin dhe për të shkuar në play-off.

 

Advertisement

ELSEID HYSAJ-KAPITEN I KOMBETARES

 

Jemi tre skuadra të forta, në një nivel të afërt. E shikojmë si një mundësi vërtetë sepse të gjithë e dimë që Rusia është një ekip me nivel të fortë dhe tani që mungon kemi më shumë mundësi për t’u renditur të parët dhe për të shkuar në play-off. E dimë që kemi një mundësi të artë që nuk duhet ta shpërdorojmë dhe ta shfrytëzojmë në mënyrat më të mira. E shohim si një dritare më shumë për të shkuar në play-off.

 

Advertisement

Ndërsa Gjasula, shprehet se Izraeli dhe Islanda nuk janë më poshtë se niveli I kuqezinjve. Ai shtoi se kombëtarja duhet të dal të paktën me 4 pikë nga këto dy ndeshje.

 

KLAS GJASULA-MESFUSHOR I KOMBETARES

 

Advertisement

Nuk do thoja që Islanda dhe Izraeli janë në nivel më poshtë se ne. Jemi afër me ato Kombëtare. E dimë që në të kaluarën ka qenë pak e vështirë për ne për Kombëtaret më të vogla, por prapë ne jemi rritur si skuadër dhe kemi treguar paraqitje të mira. Jam optimist dhe besoj që do bëjmë paraqitje të mira.Varet se si do të ecin ndeshjet. Por edhe me 4 pikë do të ishim në rregull për këtë grup. Për mua ta nisim me këmbë të mbarë. Në ndeshjen ndaj Islandës duhet të marrim 1 pikë se s’bën dhe do të provojmë të marrim 3.

 

Dy rivalet e shqiperisë në grupin 2 të ligës B , Izraeli dhe Islanda hapën serinë ë ndeshjeve të enjten në një mbrëmje në një sfide që u mbyll 2 me 2.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy