Zyra e jashtme për punë kriminale- Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër një personi 36-vjeçar nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për 11 vepra penale, nga të cilat tetë “mashtrim” dhe tri “mashtrim në tentativë”, shkruan Struga Ekspres.

-Në periudhën prej 13.01.2022 deri më 30.10.2022, 36 vjeçari mashtrimet i ka kryer përmes celularit, gjatë të cilit viktimave në mënyrë të kundërligjshme ka përvetësuar para në shumë prej 529.650 denarë. I akuzuari ka mashtruar 11 persona që në mënyrë të rrejshme është paraqitur dhe ka ofruar shërbime të ndryshme në blerjen dhe shitjen e automjeteve, blerjen e materialeve të ndërtimit, produkteve ushqimore, transportin e mallrave, përkthimin e dokumentacionit etj., njofton Ministria e brendshme.

11 struganë mashtrohen, u merren 530 mijë denarë shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";