Më 27 gusht 2025, në orën 12:55 në SPB Strugë është raportuar se në ujërat e Liqenit të Ohrit është gjetur i vdekur 49-vjeçari V.T. nga Manastiri.

Nga mjeku është konstatuar vdekja si pasojë e mbytjes në ujë. Është kryer inspektim nga ekipi hetimor i SPB Strugë, dhe me urdhër të Prokurorit Publik, pas autopsisë trupi është dorëzuar familjes, njoftojnë nga MPB.
(Struga Ekspres)