AKI Strugë: Reagim publik ndaj manipulimeve të Mendi Qyrës dhe koalicionit të tij

Sot po përpiqen të keqpërdorin një rast individual për ta shndërruar në sulm politik.
Kjo është gjuha e humbjes dhe e frikës nga dështimi.

Asnjë dhunë nuk justifikohet, por po aq e turpshme është të manipulohet me njerëz e me institucione për përfitime elektorale.
Ata që prej ditësh sjellin për presione kryeministër, zv.kryeministra, ministra e funksionarë për “të kapur” në Strugën për veshi, sot luajnë viktimën!

E vërteta është e qartë: qytetarët e Strugës e dinë kush punon dhe kush përhap tymnajë.
Nervozizmi i tyre vjen nga humbja që po afrohet, sepse Mendi Qyra e ka provuar edhe në 2009 sepse as asfaltet, as format tjera që Mendiu di ti bëj, e as propagandat nuk e fshehin dot realitetin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

AKI dhe ekipi i saj kanë fituar respektin me punë dhe përkushtim, jo me fyerje e trillime.
Ne do të vazhdojmë të mbrojmë dinjitetin e çdo qytetari dhe të luftojmë për institucione të pastra, pa presione e pa urrejtje.

#Struga #BashkëPërNdryshim #PërDinjtet #KundërGënjeshtrës