Katër persona, tre prej të cilëve policë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën kryesore Ohër-Strugë, në udhëkryqin për në fshatin Strugë Misleshovë, ka konfirmuar për MPB-në zëdhënësi i SPB- së Ohrit, Stefan Dimoski.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në ora 17:33 mes automjeteve të pasagjerëve “Ford” me targa të Shkupit, në pronësi të MPB-së dhe “Opel” me targa të Strugës, në pronësi të një 52-vjeçari nga Struga.

Në aksident lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës “Opel”, të konstatuara në Qendrën mjekësore në Strugë. Pasagjerët në automjetin e policisë të moshës 28 dhe 29 vjeçare, të dy nga Shkupi, si dhe një 31-vjeçar nga Kumanova, janë transferuar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër për ofrimin e ndihmës mjekësore. Do të pasojnë informata shtesë për shkakun e lëndimeve të tyre, tha Dimoski.

Ekipet e policisë po kryejnë këqyrjen e vendit të aksidentit.(Struga Ekspres)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";