705 fermerë nga Struga përfitojnë kartela për naftë të gjelbër me vlerë 6.5 milionë denarë
705 fermerë nga Struga kanë përfituar këtë vit nga programi i kartelave për naftë të gjelbër, me një vlerë totale prej 6.5 milionë denarësh.
Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, sot vizitoi Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Strugë, ku ndoqi nga afër procesin e shpërndarjes së kartelave. Po ashtu, ai vizitoi edhe njësitë rajonale të Inspektoratit të Bujqësisë dhe të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Fermerët e Strugës po punojnë çdo ditë me mund dhe sakrificë. Është detyra jonë t’u qëndrojmë pranë, jo vetëm me fjalë, por me mbështetje konkrete”, shkroi Hoxha në Facebook.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";