K.B “Sindi” Strugë e artë ne Kumanovë. Nasufi zgjidhet boksieri me i mirë i Maqedonisë.

• Sot më datë 04.06.2020 ne Kumanovë u mbajt turneru i dytë nderkombetar ne boks “Miroslav Petroviq” ku morën pjes disa shtete te ballkanit si Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Bullgaria dhe Serbia. Maqedonin e perfaqsuan 3 boksier Struganë te Klubit Sindi si Edi Nasufi (Kadet +80kg), Endri Hani (Kadet -75kg), dhe Alim Nasufi (Senior -75Kg), te tre boksieret boren metçe te kenaqshme per publikun prezent dhe u stolisen me medalje ari duke fituar bindshëm kundershtaret e tyre. Ndeshje interesante pati Alim Nasufi ne kategorinë e senioreve ku per kundershtar pati kampionin e shumëfisht te Serbis Vladimir Gubas, Nasufi fitoi bindshem ne te treja raundet ku pati dhe NokDown ne favor te boksierit Strugan qe perfaqson Republiken e Maqdonisë Veriore, ku dhe gjithashtu nga juria u zgjodh boksieri me i mir i maqedonise dhe mori kupen si nje nder me te miret e ketij turneu memorial. Trajneret Fisnik Hani dhe Albion Nasufi mbeten te kenaqur me luftat e treguara ku puna e palodshme e tyre i solli Strugës 3 medalje ari dhe Kupen e boksierit me te mir te turneut.
Rezultatet:
(Kadet)
-75KG• Endri Hani(MKD) 3:0 Aleks Kiçov(BUL)
+80KG• Edi Nasufi(MKD) 3:0 Emil Krstev(BUL)
(Senior)
-75KG Alim Nasufi(MKD) 3:0 Vladimir Gubas(SRB)

Alim Nasufi, boksieri nga Veleshta zgjidhet boksieri më i mirë i Maqedonisë (FOTO) shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";