Arsim Dalipi dhe Besnik Asani firmosin Deklaratën e bashkëpunimit për zhvillimin e Strugës
Sot në Strugë nënshkruam Deklaratën e përbashkët për bashkëpunim mes Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) dhe nismës qytetare “Struga Vepron”, të udhëhequr nga z. Besnik Asani.
Ky bashkim nuk është thjesht marrëveshje politike – është pakt qytetar dhe moral për ta çliruar Strugën nga keqmenaxhimi dhe për t’i kthyer qytetit tonë dinjitetin, besimin dhe zhvillimin.
Ne kemi zgjedhur të bashkojmë forcat për menaxhim të përbashkët dhe transparent të Komunës së Strugës, duke u udhëhequr nga katër shtylla të forta:
Struga e pastër dhe ekologjike Administratë funksionale dhe transparente Digjitalizim i plotë i Komunës Luftë e pamëshirshme kundër korrupsionit