Faleminderit nga zemra, Strugë!

Në këtë udhëtim historik, çdo dorë e shtrënguar, çdo buzëqeshje e ndarë, çdo fjalë zemre do të jet pjesë e kujtesës sime për gjatë kohë. Faleminderit për çdo zemër që rrahu fort për Besëlidhjen!

Faleminderit të gjithë simpatizantëve, aktivistëve, rinisë së mrekullueshme, veteranëve të palodhur, dhe çdo qytetari që u bë pjes e Besëlidhjes.
Një falënderim i veçantë për mërgimtarët tanë që udhëtuan mijëra kilometra për të votuar dhe për të kryer misionin e tyre për vendlindjen. Ju jeni frymëzimi ynë!

Faleminderit 11953 vota
Ne korrëm një fitore të thellë në mbi 90% të vendbanimeve me shumicë shqiptare por nuk majftoi që të arrihet qëllimi përfundimtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I uroj fitoren kundërkandidatit Mendi Qyra dhe shpreh dëshirën që të punojë për të mirën e qytetit tonë, Strugës.

Me respekt dhe përkushtim,
Arsim Dalipi