Arsim Dalipi, figura e ndritur që po frymëzon Strugën,shpresë e re për ndryshimin e shumëpritur

Kandidati për kryetar komune nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) po shihet gjithnjë e më shumë si figura më e ndritur dhe më e ndershme në garën për Strugën, duke sjellë një frymë të re besimi, transparence dhe vizioni për qytetin.
Pas një fushate të ndërtuar mbi integritetin personal dhe planin e qartë për zhvillim ekonomik, kulturor e urban, ai po konsiderohet nga qytetarët si shpresa e re për ndryshimin e shumëpritur.

“Pas 19 tetorit, Struga do të ketë një model të ri qeverisjeje të bazuar në ndershmëri, punë konkrete dhe afërsi me qytetarin,” është mesazhi kryesor i kandidatit Arsim Dalipi, që po fiton mbështetje të gjerë në çdo lagje e fshat të komunës.

Me programin e tij për transparencë, investime në turizëm, rini dhe arsim, ai synon ta bëjë Strugën shembull të zhvillimit modern dhe bashkëkohor në rajon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

AKI