“Çupë e vogël” është kënga që prek zemrën dhe ngjall emocione të vërteta!
Interpretuar me ndjeshmëri nga këngëtari nga Frëngova e Strugës, Jonid Ibraimi, kjo këngë sjell një frymë të re në muzikën shqiptare, duke prekur shpirtin me fjalët dhe melodinë e saj unike.
Orkestrimi mjeshtëror nga Vullnet Ibraimi i jep këngës një dimension të thellë dhe të paharrueshëm.
Klarinetë: Elton Turtulli – tinguj që të mbeten në mendje dhe zemër.
Kitarë: Besfort Ibraimi – një prekje magjike që plotëson harmoninë e kësaj vepre artistike.
Kjo është kënga dhe videoklipi i parë nga Jonid Ibraimi, e cila do të rrugëtoj suksesshëm tek publiku i gjerë shqiptar.
“Çupë e vogël” është më shumë se një këngë, një ndjesi që nuk shuhet lehtë.
Jonid Ibraimi është një emër i njohur në Strugë, ku ka intepretuar shkëlqyeshëm kudo nëpër skenat shqiptare.
(Struga Ekspres)