Bekim Qoku: Struga ka qenë e kapluar nga bandat dhe mafia urbane, të mbështetet Mendi Qyra

Bekim Qoku, koordinator i grupit parlamentar të VLEN, në tubimin e sontëm në Strugë bëri një krahasim me strukturat politike që kanë qeverisur për 23 vite me institucionet e vendit, njashtu edhe në nivel lokal.

“Nuk mund të mos bësh krahasim kur e sheh Strugën të kapluar nga qentë endacakë, nga bandat e fuqishme, mafia urbane, mungesa e ujit, investimeve, çerdheve e rrugëve, deponia që na helmon gjithnjë e më shumë”, theksoi Qoku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se duhet të mbështet Qyra, si një menaxhues dhe biznesmen i suksesshëm.

“Përveç punës së tij të suksesshme në sferën e biznesit, Odën ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) e ktheu në një organizatë me shumë renome, pra edhe qytetin edhe komunën do ta bëjë të tillë”, tha mes tjerash Qoku.