Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar sot qytetin e Strugës, ku është takuar me kandidatin për kryetar komune, Mendi Qyrën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar se Struga po i bashkohet “valës së ndryshimit”, duke vlerësuar lart bashkëpunimin dhe vizionin e përbashkët për zhvillimin e komunave.
“Pata kënaqësinë ta vizitoj sot Strugën e bukur, e cila iu bashkua valës së ndryshimit duke u radhitur fuqishëm pas Mendi Qyrës. Bashkëbiseduam për vizionin tonë për komunat, projektet që na presin dhe bashkëpunimin mes komunave tona në të ardhmen. Ditë të mira po e presin edhe Strugën me Mendi Qyrën në krye,” – ka shkruar Kasami.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";