Mesiguri e njihni Ejup Alimin – barmenin e talentuar strugan!
Ejupi mori pjesë në Kampionatin Shtetëror të Barmenëve – edicioni i 16-të në Maqedoni – ku fitoi çmim të rëndësishëm.
Ai u prezantua me një koktel të veçantë, jo vetëm për shijen unike dhe përbërësit e zgjedhur me kujdes, por edhe për paraqitjen kreative – një dekor në formë zemre që simbolizonte pasionin, përkushtimin dhe dashurinë që ai ka për këtë profesion.
Ky detaj simbolik e bëri koktelin edhe më të veçantë dhe të paharrueshëm për jurinë dhe publikun. Ai tregoi se miksologjia nuk është vetëm përgatitje pijeje, por një art i tërë që vjen nga zemra.
Pas suksesit, Ejupi shprehu falënderime të thella: “Një mirënjohje e veçantë për Sky Drinin dhe pronarin Argjent Hani për mbështetjen e palodhur dhe motivimin që më kanë dhënë çdo hap të rrugës. Ky çmim është fryt i bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë.”
Ky ishte një hap i madh për Ejupin, por edhe një dëshmi që pasioni dhe kreativiteti janë çelësi i suksesit në çdo fushë.