Sot, gjatë seancës së parë të Këshillit Komunal të Strugës, u përballëm me një sjellje të papranueshme nga ana e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe Levicës, të cilët me vetëdije zgjodhën të mohojnë emrin kushtetues të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut.
Në dokumentin zyrtar që duhej të nënshkruhej nga të gjithë këshilltarët, ata kanë fshirë dhe zhgarravitur emrin e shtetit, duke shfaqur mungesë të theksuar respekti ndaj rendit juridik, Kushtetutës dhe institucioneve që përfaqësojnë qytetarët.

Ky veprim nuk është as akt politik, as akt guximi – është thjesht papërgjegjësi dhe dëm serioz për imazhin institucional të Këshillit tonë.
Si përfaqësues të qytetarëve të Strugës, obligimi ynë i parë është të respektojmë Kushtetutën dhe të garantojmë funksionimin e rregullt të institucioneve lokale, pavarësisht bindjeve apo retorikave partiake.

Aleanca Kombëtare për Integrim do të vazhdojë të mbrojë institucionalizmin, rendin kushtetues dhe dinjitetin e çdo qytetari të Strugës.
Këshilli Komunal nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në skenë provokimesh, por në vend ku punohet me seriozitet për interesin e përbashkët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";