Takim i frytshëm me z. Todd Shafer dhe z. James Sanders në qytetin e Ankenit, SHBA

Sot patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim me këshilltarin komunal të qytetit të Ankenit, z. Todd Shafer, si dhe menaxherin e administratës komunale, z. James Sanders.

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira mbi funksionimin e administratës lokale në SHBA, duke u fokusuar në çështje të tilla si transparenca në vendimmarrje, përfshirja e qytetarëve në proceset komunale, planifikimi urban dhe menaxhimi efikas i resurseve publike.

Ky shkëmbim i përvojave kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet institucioneve lokale dhe ofron mundësi për të adaptuar modele të suksesshme të qeverisjes lokale edhe në vendin tonë.
#UsaembassySkopje
Faton Pollozhani

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";