Sot në ora 15:00, në Stadiumin e Qytetit në Strugë, skuadra vendase FC Struga Trim & Lum do të përballet me FC Pelister, në një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për fatin e kreut të tabelës në kampionat, shkruan Struga Ekspres.

Struganët kanë mundësinë që me një fitore në këtë përballje, të mbajnë kryesimin e tabelës, duke rikonfirmuar ambiciet e tyre për titullin kampion.

Forma e mirë që ka treguar skuadra në javët e fundit, si dhe përkrahja e vazhdueshme e tifozëve, janë shtysë e fortë për ekipin e drejtuar nga stafi teknik i Strugës, që sot kërkon jo vetëm 3 pikët, por edhe një mesazh të qartë për rivalët, FC. Struga është serioze për titullin.

Përballë do të jetë Pelisteri, një skuadër që historikisht ka ditur të jetë e papërshtatshme për rivalët e saj, por që këtë sezon po përpiqet të gjejë ritmin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithçka është gati për një pasdite emocionuese futbolli në Strugë, ku fitorja nuk ka vetëm vlerë statistikore, por edhe simbolike për ecurinë e mëtejshme të sezonit.
(Struga Ekspres)