Fitore me meritë ndaj Bregallnicës dhe pozita e 5⃣-të

F.C. Struga ka regjistruar edhe fitoren e tretë rradhazi në ndeshjet si vendas, duke mundur këtë herë Bregallnicën me rezultatin minimal 1⃣ : 0⃣.
Skuadra jonë gjatë gjithë takimit ishte kundërshtarë më i mirë, duke kërkuar në vazhdimësi golin, i cili erdhi vetëm në minutën e dytë shtesë të takimit.
Një aksion i ndërprerë i mysafirëve nga #Emir Skenderi vijoi me pasimin e #Bosançiç në zonën kundërshtare, teksa një devijim i topit nga ana e mbrojtjes mysafire, bëri që #Valentin Koçoski të mos falë dhe me një goditje të fuqishme me të majtën e tij të mposhtë portierin mysafir për rezultat 1⃣ : 0⃣.
Vlen të theksohet se gjatë pjesës së parë ndoshta ishim të dëmtuar edhe për një penalti që nuk u akordua nga ana e arbitrit Mlladenovski, ndërsa gjithashtu duhet përmendur edhe rastet e #Abdyl Jahja gjatë pjesës së parë, por edhe goditjen e #Nemanja Bosançiç nga distanca gjatë pjesës së dytë, ku kishim edhe disa mundësi tjera, që megjithatë nuk kishin epilogun e duhur.
Në fund fitore më se e merituar e skuadrës sonë, që me këtë tre pikësh, tashmë arrinë në kuotën e 43 pikëve, duke u renditur kështu në pozitën e 5⃣-të.
Deri në mbyllje të sezonit 2021/2022 kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro, ku F.C. Struga fillimisht do të luaj ndaj Makedonija GJ.P në transfertë, që në xhiron e fundit në shtëpi të presim ekipin e Shkëndijës.
#ForcaStrugaTrimLum

Forcaaaa Struga “Trim&Lum”, tri pikê të arta për ekipin e zemrês strugan, fitohet Bregallnica shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";