REAGIM

Situata me qentë endacak gjithmonë e më tepër bëhet kërcënuese për sigurinë fizike të qytetarëve struganë, ndërsa pasiguria dhe ankthi vazhdon të jetë prezent nga ky fenomen sepse Komuna e Strugës nuk vazhdon të merr masa për eleminimin e këtij problemi.

Këtë e dëshmon edhe rasti i sotëm, ku nga portalet lokale me shqetësim u informuam që një vajzë 20 vjecare është sulmuar nga qentë endacak, të cilës i dëshirojmë rikuperim dhe shërim sa më të shpejtë.

I bëjmë thirrje Komunës të merr masa sa më shpejtë, në mënyrë që të parandalohen sulme të këtilla në të ardhmen dhe qyteti të bëhet më i sigurtë. FRASH-Strugë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

FRASH-Strugë: Situata me qentë endacak në Strugë është një kërcënim për qytetarët shkruan Struga Ekspres.