Gjokë Uldedaj
Mbështetje për Mendi Qyrën – Kandidat i së ardhmes për Strugën!
Në një kohë kur qytetarët kërkojnë ndryshim të vërtetë dhe udhëheqje me vizion, Mendi Qyra vjen si një alternativë e pavarur, por me një mbështetje të gjerë dhe të sinqertë nga banorët e Strugës dhe komuniteti i biznesit.
Z. Qyra është shumë më tepër se një kandidat – ai është një drejtues i kompletuar, një sipërmarrës i suksesshëm dhe një vizionar që e njeh në themel potencialin e qytetit. Me një plan të detajuar urban, me ide të qarta për investime strategjike dhe efiçencë në drejtim, ai synon t’i japë Strugës pamjen dhe energjinë që meriton.
Mbështetja që gëzon Z. Qyra në këtë fazë të parë është një leksion i rëndësishëm për të gjitha partitë politike shqiptare – është koha të hapet rruga për figura atdhetare me vizion, për drejtues që marrin përgjegjësi reale dhe i shërbejnë qytetarëve, jo partive.
Urime miku im, fjalë pak, por punë shumë dhe të zgjuara.