Autor: Lindim Etemi (Struga Ekspres)

Heshtja që po na vret: Kujt po ia dorëzojmë të ardhmen në Strugë?

Në Strugë sot e vërteta është bërë e rrezikshme. Njerëzit flasin me zë të ulët, shikojnë përreth para se të thonë atë që ndiejnë vërtet. Frika ka zënë vend nëpër zyra, shkolla, institucione. Frikë nga të pushtetshmit, frikë nga hakmarrja, frikë nga etiketimi. Por mbi të gjitha – frikë për të vërtetën.

Pyetja është:Po pse?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sepse e vërteta nuk u leverdis atyre që ndërtojnë karrierë mbi padrejtësi. Sepse e vërteta ua prish lojën atyre që blejnë diploma, poste e tituj, ndërsa ata që mundohen ndershëm mbeten në hije, të lodhur dhe të heshtur. Dhe heshtja, kur bëhet kolektive, nuk është më thjesht pasivitet, bëhet bashkëpunim me padrejtësinë.

Në një vend ku injoranca ngjitet në poste të larta falë lidhjeve, jo dijes, kush do t’i edukojë fëmijët tanë? Kush do t’i mjekojë, do t’i mbrojë, do t’u ndërtojë të ardhmen?

Të rinjtë e ndershëm, ata që rrinë netëve me libra në dorë, që luftojnë për të arritur me mund, po përjashtohen nga një sistem i kalbur. Dhe nëse ne heshtim përballë kësaj padrejtësie, atëherë nuk jemi thjesht viktima por jemi bashkëfajtorë.

Struga ka nevojë për zëra të pastër. Jo për njerëz që mbajnë kolltukët duke blerë heshtjen e të tjerëve, por për qytetarë që kanë guximin të flasin edhe kur është e vështirë. Sepse nuk mund të kemi një të ardhme të ndershme me themel të kalbur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të themi të vërtetën nuk është akt i rrezikshëm por është akti më i domosdoshëm për të mbrojtur atë që kemi më të shtrenjtë: të ardhmen e fëmijëve tanë.
Lindim Etemi (Struga Ekspres)