Me rastin e ndërtimit të Shqiponjës në majë të Spasit, në Zagracan, Poeti Strugan, Ibrahim Abedini, njëherit edhe inicuesi i idesë për ndërtimin e Shqiponjës, kështu i këndon me krenari Shqiponjës gjikante që do vendoset së shpejti tek, vendi i Shqiponjës!

Majës së Spasit iu var gjerdani

Vendi i Shqiponjës, Poeti të vuri emrin
Ta ktheu o, Spas jetën edhe gjerdanin
Me simbolin e atdheut të qëndisi vendin
Skënderbeut lartë për t´ia ngjitur namin…

Bote shqiptare, sa lartë u ngjit shqiponja
Për mbi retë u ngrit, e sheh dhe Dodona
Aty do qëndroj, mbi lartësinë e kodrave
Piramida Pellazge, Zot i të gjithë zotrave…

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kështu veprohet me krenarine e shenjtë
Është gjaku i kombit, vyrtyti më i shtrenjtë
Shqiptarëve për nder shqiponjën në zemër
Shumit-Zagraçnit i dhuron edhe një emer…
Ibrahim Abedini/2022 dhjetor
(Poeti Strugan)

The post Ibrahim Abedini: Majës së Spasit iu var gjerdani appeared first on Struga Ekspres.