Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë, një moment që ai e cilësoi si me “peshë të veçantë” për shqiptarët në rajon.

Në një reagim publik, Mexhiti vlerësoi Strugën si një qytet me rrënjë të thella historike e kulturore, që tashmë merr edhe një rol të ri – atë të një porte diplomatike shqiptare në perëndim të Maqedonisë së Veriut.

“Konsullata do të jetë një adresë konkrete për çdo shqiptar në rajon, një pikë lidhëse e gjallë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në shërbim të qytetarëve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë”, theksoi Mexhiti.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Mejdani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Mexhitit, kjo ngjarje shënon një moment të ri dhe të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe dhe është një hap konkret drejt forcimit të lidhjeve mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

“Urime Strugës dhe gjithë shqiptarëve!”, përfundon mesazhin e tij zëvendëskryeministri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";