Kuvendi i deges së PDSH-së Strugë miratoi listën e kandidatëve për këshillin komunal

Dega e PDSH-së në Strugë mbajti kuvendin e degës ku u miratua lista e kandidatëve për këshillin komunal që do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit. Bartës i listës do të jetë z.Jetmir Mazari.

Në këtë kuvend kandidati i PDSH-së për kreun e komunës së Strugës z.Samir Murtezoski para kuvendit elaboroi platformën me të cilën do të garojë në zgjedhje. Kjo platformë parasheh zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen vendbanimet e komunës së Strugës siç janë Uji për pije, Kanalizimi, zgjidhja e problemit me mbeturinat, Infrastruktuta rrugore, arsimi, kultura, si dhe projekte tjera me rendesi për banorët e kësaj komune.

Jetmir Mazari nga Dollogozhda do të jetë bartës i listës për këshilltar i PDSH-së në Strugë shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";