Nga Jeton Shaqiri
Nuk mjafton të hapësh një shtab – kur zemrat e qytetit janë të mbyllura për ata që sot ishin në Strugë.
Struga nuk është fushë për pazare dhe as kartë për eksperimente politike.
Hapja e shtabit të VLEN-it sot nuk solli shpresë – solli ndarje.
E tregoi qartë: ata janë pakica që flasin për shumicën, por pa e njohur shpirtin e saj.
Struganët nuk presin më flamuj e fjalë – ata presin ata që përfaqësojnë unitetin, që mbrojnë idealet, jo interesat.
Një vizion nuk lind nga inati, por nga përkushtimi.
Një rrugë e drejtë nuk ndërtohet mbi përçarje, por mbi besim të ndërsjellë.
Ata që erdhën sot në Strugë, do ta kuptojnë shumë shpejt:
nuk është qyteti ai që duhet të bindet për ta – janë ata që kurrë s’e kanë kuptuar qytetin.
Struga nuk i bindet zhurmës – ajo dëgjon vetëm zërin e ndërgjegjes së saj.