*Koalicioni VLEN në Strugë njofton opinionin publik se nuk do të ndërpritet asnjë kontratë pune e punonjësve shëndetësorë në Strugë.

Situata e krijuar gjatë ditëve të fundit erdhi si pasojë e një ngërçi institucional, i cili u shkaktua pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë.

Lajmi i mirë është se ky ngërç është tejkaluar dhe tashmë është dhënë urdhër nga autoritetet përkatëse që kontratat e punës të vazhdojnë. Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Strugë është i udhëzuar të zbatojë këtë vendim, duke garantuar vazhdimësinë e angazhimit të stafit mjekësor shqiptar.

Asnjë punonjës nuk do të mbetet pa punë. E kuptojmë dhe ndajmë shqetësimin e mjekëve, infermierëve dhe gjithë personelit të angazhuar në këtë institucion shëndetësor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Angazhimi ynë është që të krijojmë kushte për punësim të përhershëm, me paga dinjitoze dhe kushte pune të denja – duke lënë pas praktikën e deritanishme me kontrata të pasigurta dhe shpërblime qesharake, një trashëgimi e qeverisjes së mëparshme nga BDI.

Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar ndaj reformave të nevojshme për një sistem shëndetësor më të drejtë dhe më funksional.