Më datë 05.04.2024 në ora 05:30 në MPB Strugë është raportuar se automjeti i pasagjerëve tip “Ford” me targa të Ohrit i drejtuar nga N.E.(43) nga fshati Orlanc i Shkupit, i cili ka qenë duke lëvizur përgjatë rrugës “Partizanska” në Strugë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e liqenit të Ohrit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa pas kontrollit, automjeti është nxjerrë nga ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Struga. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Makina përfundon në ujërat e liqenit të Strugës shkruan Struga Ekspres.