Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka ndarë një reagim pas takimit me bashkatdhetarët struganë në Austri. Ai shprehu mirënjohje për pritjen dhe mbështetjen që mori, duke e cilësuar emocionin si “të jashtëzakonshëm”.

Në postimin e tij, Qyra theksoi se dashuria për Strugën i bashkon qytetarët kudo që ndodhen, ndërsa vlerësoi interesimin dhe njohjen e detajuar të problematikave lokale nga diaspora.

“Ky takim ishte dëshmi se mërgata jonë është forcë e gjallë për ndryshimin dhe zhvillimin e Strugës,” u shpreh Qyra.

Takimi me diasporën, sipas kandidatit të pavarur, tregoi gjithashtu gatishmërinë e bashkatdhetarëve për të kontribuar me ide dhe zgjidhje konkrete në proceset zhvillimore të komunës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";