Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, takim me qytetarët në Podgorc: “Hallet janë të shumta, por dëshira për ndryshim është më e madhe”

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Podgorc. Mes një kafeje dhe një bisede të këndshme, qytetarët ndanë shqetësimet e tyre të përditshme, problemet infrastrukturore dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë.

“Është e qartë se hallet dhe ankesat janë të shumta, por ajo që më la përshtypje është forca e brendshme e njerëzve këtu dhe dëshira e madhe për një ndryshim të vërtetë, për një të ardhme më të denjë”, u shpreh Qyra pas takimit.

Ai theksoi se zëri i çdo qytetari ka rëndësi dhe se ndryshimi fillon pikërisht nga dëgjimi i atyre që për vite me radhë janë ndier të harruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";