Një nga vlerat më të mëdha të Strugës është harmonia dhe bashkëjetesa mes kulturave të ndryshme që e pasurojnë këtë qytet. Kisha kënaqësinë të takohesha me përfaqësuesit e Partisë së Vllehëve nga Maqedonia, me të cilët biseduam për këto vlera dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të mirë të qytetit tonë.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e rivendosjes së mësimit të gjuhës vllehe në Komunën e Strugës, si një hap i domosdoshëm për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor të komunitetit vlleh.

E kam thënë dhe do të vazhdoj ta them me krenari: do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Strugës, pa dallim etnie, feje apo bindjeje politike. Do të punoj me përkushtim për një qytet ku çdo qytetar ndihet i respektuar, i përfshirë dhe i vlerësuar.
Mendi Qyra

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";