Një fillim sezoni siç e meritojmë!

“Që nga dita e parë kam besuar në potencialin sportiv të #Strugës dhe në zemrën e madhe të tifozëve tanë. Historia e FC Struga Trim Lum është historia e një ëndrre të ndërtuar me punë, përkushtim dhe dashuri për futbollin. Nga një nevojë e qytetit tonë për një klub serioz, deri tek suksesi i jashtëzakonshëm në Ligën e Parë dhe garat europiane – çdo hap është shkruar me pasion dhe me mbështetjen tuaj të palëkundur.

Jam i lumtur që e hapëm sezonin e ri me një fitore të merituar ndaj FK Makedonija Gj.P. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, ku bashkë do të synojmë edhe më lart.

Faleminderit tifozëve për energjinë që na jepni dhe djemve për lojën që bëjnë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhe pa dyshim, faleminderit djema që vulosni besimin tonë se struganët mundet të jenë të parët dhe në fushë, e mbi të gjitha që na bëni krenarë duke bërë histori. ” u shpreh presidenti i klubit, Mendi Qyra.

#FCStrugaTrimLum #BashkëPërStrugën #KrenarPërJu