Sot, gjatë një takimi të ngrohtë me qytetarët e Strugës, Mendi Qyra ndau shqetësimet dhe shpresat e banorëve, duke theksuar nevojën urgjente për ndryshim dhe përmirësim të kushteve të jetesës.

“Zemra e Strugës rreh për ndryshim. Struganët duan siguri, rregull, ujë të pijshëm, rrugë të pastra dhe ndriçim në çdo lagje. Por mbi të gjitha, ata kërkojnë dinjitet në punë,” u shpreh Qyra.

Gjatë vizitës së tij në tregun e gjelbërt, një vend që siguron jetesën e përditshme për shumë familje, Qyra theksoi se kushtet aktuale nuk i bëjnë nder qytetit.

“Tregu i gjelbërt është lënë pas dore. Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë. Zgjidhja duhet të vijë dhe do të vijë,” deklaroi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mendi Qyra shprehu besimin se Struga ka burime të mjaftueshme njerëzore për të sjellë ndryshimin e duhur: “Struga ka njerëz të mençur, punëtorë dhe të ndershëm. Së bashku, do t’i rikthejmë qytetit dinjitetin që meriton, një Strugë ku puna vlerësohet dhe jeta respektohet.”