Kandidati i Pavarur i Strugës, Mendi Qyra, zhvillon takim me mërgatën shqiptare: Premton projekte konkrete dhe përkrahje të fuqishme në zgjedhjet e Tetorit

Kandidati i Pavarur i Strugës, z. Mendi Qyra, zhvilloi sot një takim me mërgatën shqiptare në sallën e konferencave të hotelit “Ëmbla”, ku u diskutuan projektet zhvillimore dhe sfidat me të cilat përballet komuna.

Takimi, i cili nisi në ora 15:00, u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë dhe bashkëbisedim i hapur mes Qyrës dhe mërgimtarëve. Kandidati Qyra paraqiti një sërë projektesh që synon t’i realizojë në të ardhmen e afërt, me theks të veçantë në infrastrukturë, zhvillimin ekonomik lokal dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

“Struga ka nevojë për një qasje të re dhe më afër qytetarëve. Jam këtu për të ndërtuar me ju dhe për ju,” theksoi Qyra gjatë fjalimit të tij. Ai vlerësoi kontributin e diasporës, duke theksuar se “mërgimtarët janë promotori i rëndësishëm i zhvillimit të Strugës.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mërgimtarët, nga ana e tyre, shprehën mbështetje të fuqishme për vizionin dhe angazhimin e Qyrës, duke premtuar pjesëmarrje aktive dhe përkrahje të gjerë në zgjedhjet lokale të Tetorit.

Pati bashkëbisedim me mërgimtarët, të cilët shfaqën problemet që ka Struga. Mendi Qyra premtoi se të gjitha këto probleme do të evitohen dhe se Struga do t’i zgjidhë të gjitha problemet.