Sektori për Punë të Brendshme Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër një 55-vjeçari nga fshati Podgorc i Strugës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje e energjisë elektrike, energjisë termike ose gazit natyror”.
Më 18 shtator 2025, gjatë kontrollit të matësve është konstatuar se ai kishte bërë në mënyrë të paautorizuar një lidhje anashkaluese të pajisjes matëse, me ç’rast ka marrë energji elektrike të paregjistruar drejtpërdrejt nga rrjeti. Në këtë mënyrë ai është furnizuar në mënyrë të kundërligjshme me një përfitim pasuror prej 184.329 denarësh, informon MPB.
(Struga Ekspres)