77 nxënës filloristë më pak në shtator do të ulen në njëmbëdhjetë shkollat fillore të Strugës krahasuar me vitin e kaluar, që do të thotë se tani do të ketë gjithsej 471 nxënës filloristë. Kjo do të thotë se do të ketë pesë deri gjashtë klasa më pak. Situata më e vështirë është në shkollat që gravitojnë rreth fshatit Delogozhdë.

“Në Shkollën fillore Qendrore në Delogozhdë janë regjistruar 7 filloristë, ndërsa vitin e kaluar ishin 19. Në fshatin Livadhi vitin e kaluar ishin 18, ndërsa tani janë vetëm 2. Në fshatin Poum ka vetëm një nxënës në klasë të parë, ndërsa në Xhepin, nuk ka asnjë. Në fshatin Koroshishtë, vitin e kaluar janë regjistruar 9, tani vetëm 7”, thonë nga Shkolla në Dellogozhdë.

Nga shkolla në Delogozhdë për Alsat thanë se sipas listave të tyre, numri i fëmijëve që duhej të regjistrohen në klasën e parë ishte më i lartë. Arsyeja për këtë thuhet të jetë migrimit. Xhemi Hajredini, njohës i sistemit arsimor në Strugë, thotë se kjo situatë ndikohet nga disa faktorë, si emigracioni, normat më të ulëta të lindjeve, por edhe kushtet e këqija ekonomike.

Ka shumë shembuj kur nxënësit braktisin shkollën në mes të vitit shkollor për shkak të shkuarjes jashtë vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe në shkollën fillore më të madhe në qytet, “Vëllezërit Milladinov”, ka një rënie të numrit të nxënësve të klasës së parë. Vitin e kaluar u regjistruan 84 filloristë me mësimin në gjuhën shqipe, ndërsa këtë vit ky numër është 66. Ulje ka edhe në klasat me mësim në maqedonisht dhe turqisht. Më e qëndrueshme është situata në fshatrat Radolishtë, ku nga 36 të vitit të kaluar tani janë 65 dhe në Veleshtë, ku nga 33 nxënës vitin e kaluar, tani janë regjistruar 36 nxënës. /Alsat.mk

Në Strugë gjithnjë e më pak filloristë, këtë vit janë regjistruar 77 fëmijë më pak shkruan Struga Ekspres.