Nga Lindim Etemi-Struga Ekspres

Qyteti i Strugës po përballet me shumë probleme, të cilat ia marrin frymën qytetit. Ato janë probleme të natyrave të ndryshme, probleme këto të cilat e ngadalësojnë ose ndalojnë avancimin e Strugës në të gjitha sferat, shkruan Struga Ekspres.

Shumë intelektualë në Strugë janë të përgjumur atëherë kur duhet të reagojnë më shumë, pas çdo të keqe që përballet qyteti (përjashtojmë këtu disa intelektualë të guximshëm që mund të numërohen me gishta).

Këta burra të këtij qyteti janë bërë mashë e ndonjë partie apo interesi personal. Ata janë aktivë më shumë kur pushteti lokal apo qendror organizon ndonjë manifestim, drekë apo darkë. Ata, ashtu të “fryrë” dhe të veshur me kollare, ekspozohen duke garuar më shumë se kush të jetë i pari në qendër të vëmendjes së publikut apo të mediave, duke luajtur rolin e hipokritit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kur duhet të reagojnë për deponinë e plehrave, problemet e shkollave, rrugëve, mungesën e ujit në disa zona të Strugës, mosrespektimin e dygjuhësisë, papunësinë e madhe në qytet, çmimin e lartë të energjisë elektrike, për librezën partiake e cila është më e fortë se diploma e shkollës, për prezencën e kapo-bandave që bëjnë “ligjin” në Strugë, largimin masiv të qytetarëve nga qyteti, mungesën e një teatri që duhet financuar nga shteti, mungesën e sigurisë dhe shumë e shumë halle të tjera, ata zgjedhin të heshtin ose këto probleme i trajtojnë nëpër lokalet e Strugës (herë-herë kthejnë kokën pas se mos i dëgjojë ndonjë për ato që flasin).

Ndoshta nuk kanë “fajë”, sepse kanë fëmijët e tyre në punë dhe nuk duan të prishin rehatinë e tyre.

Po ata mijëra të rinj që u larguan nga Struga dhe që ne ua vramë ëndrrat dhe shpresat për një jetë më të mirë!?

(Struga Ekspres)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";