Një mjet lundrues është djegur në Liqenin e Ohrit
Sot (10.08.2025), në orën 11:22, në SPB Ohër dhe te policia liqenore është raportuar se në një mjet lundrues – gliser, i ankoruar në ujërat e Liqenit të Ohrit, në plazhet midis lagjes dhe kampit “Eleshec”, rreth 30 metra larg bregut, ka shpërthyer një zjarr.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë Njësia Territoriale e Zjarrfikësve e Ohrit dhe policia liqenore.
Nga masat e ndërmarra është konstatuar se gliseri ka qenë i regjistruar dhe në pronësi të Z.D. (64) nga Tetova. Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara në trupin e mjetit, gliseri është fundosur në një thellësi prej rreth tre metrash, dhe nga zjarri janë dëmtuar edhe dy glisera fqinjë.
(Struga Ekspres)
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";