Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Maqedonisë së Veriut ka shpallur fituesit e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025.
Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet më 22 nëntor, në orën 11:00, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit të Ministrisë, çmimi u jepet personaliteteve që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në jetën politike, kulturore dhe shoqërore të vendit, duke promovuar bashkëjetesën, mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë mes komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme.
Për vitin 2025, ky vlerësim i lartë iu nda studiuesit, poetit dhe publicistit prof. dr. Sevdail Demiri, si dhe shkrimtarit Resul Shabani.

Konkursi për Çmimin Shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025 ishte i hapur nga 1 deri më 31 maj 2025.
Kjo ditë, 22 nëntori, është festë shtetërore si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Shqipëri, në nderim të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

(Struga Ekspres)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";