Sot 23.07.2022 kisha kënaqësinë që në zyrat e myftinisë të mirëpres një delegacion nga xhamia El Kalem në Wien në krye ne Zv.kryetarin e xhamisë Gzim Tela i cili ishte i shoqëruar nga Nuhi Tela, Nashir Tela dhe drejtori i spitalit të Wienës Thomas Zekendorf.
Mysafirët i njoftuam me jetën fetare në qytetin e Strugës, ndërsa në bisedim e sipër, drejtorin e spitalit të Wienës e njoftuam për harmoninë dhe bashkëjetesën e shkëlqyer kombëtare dhe fetare mes të gjitha komuniteteve si dhe të gjitha vlerat e beismtarëve të qytetit tonë turistik.
Falënderojë kryesinë e xhamisë El Kalem për vizitën dhe respektin e dëshmuar, Zoti u dhëntë shëndet dhe suksese në punën e tyre në diasporë.

Salim Sulejmani-Myftiu i Strugës

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Salim Sulejmani mirëpriti një delegacion nga xhamia e Vjenës dhe drejtorin e spitalit të Vjenës (FOTO) appeared first on Struga Ekspres.