Mbi 380 persona, në një luftë të vështirë dhe me pushtuesin, dhanë jetën e tyre për Strugën e lirë, e cila pikërisht sot e shënon Ditën e Çlirimit.

Më 19 tetor 1944, në orët e hershme të mëngjesit, Struga u pushtua nga njësitë gjermane dhe ndihmësit e tyre. Luftëtarët në Strugë ndodheshin në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe ishin shumë më të paktë krahasuar me pushtuesin, njësitë e të cilit ishin të vendosura në rajonin e Ohrit dhe të Strugës me armatim dhe pajisje moderne.

Veçanërisht e vështirë ishte terreni pranë kënetës së Strugës, por në anën tonë ishte ideali dhe dëshira e madhe e luftëtarëve që Struga të jetë e lirë. Lufta ishte shumë e rëndë. Në orët e para të mëngjesit ra edhe viktima e parë në afërsi të urës së Morovishtit, ku u vra një i ri nga fshati Llukovë. Pastaj u vra një ushtar nga Kërçova, e më pas një nga Ohri. Vijonin të plagosurit dhe të rënët, rrëfejnë luftëtarët që u vunë në anën e drejtësisë, së vërtetës dhe të lirisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";