Struga sonte është në zi. Humbja e Edi Nasufit, në lulëzim të jetës, ka lënë pas një dhimbje të madhe e një boshllëk të pazëvendësueshëm. Një i ri me zemër të madhe, i dashur për të gjithë, u nda nga jeta shumë herët, duke prekur zemrat e të gjithëve që e njohën.
Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë forcë familjes dhe të afërmve për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Kujtimi i tij qoftë i përjetshëm.
Edi ishte edhe një sportist i talentuar — i përkushtuar, me shpirt gare dhe dashuri të madhe për sportin. Ai do të mbahet mend jo vetëm për zemrën dhe buzëqeshjen e tij, por edhe për pasionin që la gjurmë.
(Struga Ekspres)
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";