Qytetarë nga Struga po shprehin shqetësim për kufizimet e mëdha të naftës në disa pika karburanti në qytet. Sipas tyre, në disa raste nafta po blihet në sasi më të mëdha nga shtetas të ardhur nga Shqipëria dhe më pas po përdoret për tregti, shkruan Struga Ekspres.

Banorët theksojnë se nuk kanë asgjë kundër qytetarëve nga Shqipëria, por kundërshtojnë tregtinë me naftën, pasi sipas tyre kjo po ndikon që për banorët lokalë të vendosen kufizime të mëdha në furnizim.

Ata gjithashtu bëjnë të ditur se nuk ka ndalesë për furnizim me naftë, por në disa pika karburanti ka kufizime të mëdha në sasinë që mund të blihet, gjë që po shkakton pakënaqësi tek qytetarët.

Struganët kërkojnë nga institucionet dhe pikat e karburantit më shumë kontroll dhe rregull, në mënyrë që furnizimi me naftë të jetë i drejtë për të gjithë qytetarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

(Struga Ekspres)